“Ervis Martinaj më mori peng”, Ilir Selmani rrëfen bisedën në burg me Blendi Tetën

Aktualitet

“Ervis Martinaj më mori peng”, Ilir Selmani rrëfen

I dënuar me 28 vite për vrasjen e Santiago Malkos, Ilir Selmani ka dëshmuar sot para trupit gjykues në seancë.

Ndërsa mohoi akuzat për të cilat është dënuar. Selmani rrëfeu në gjykatë bisedën me Blendi Tetën, i cili sipas tij ishte marrë peng dhe dhunuar nga Ervis Martinaj.

“Blendi Tetën e kanë marrë peng dhe e kanë dhunuar. Më keni dënuar me deklarimet e tij. E kam takuar në burgun “313” kur ishte tranzit. Më tha që e ka marrë peng Ervis Martinaj.

I kanë thënë se do të të murosim. Ervis Martinaj e njoh se ka patur kompani të përbashkët me vëllezërit Duka.

Arsyeja e përplasjes mes Dukajve e Martinajt ishte se ky i fundit donte ti merrte biznesin. Po bëj burg kot, jemi të pafajshëm unë dhe shokët e mi. Prokurori ka bërë hetime të arnuara.” tha ai para trupit gjykues.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion