Biletat e muzeve, kalave dhe parqeve arkeologjike tashmë blihen online në e-Albania! Ja procedura

Aktualitet

Biletat e muzeve, kalave dhe parqeve arkeologjike tashmë blihen online

Vizitat në sitet kulturore të Shqipërisë janë më të lehta se kurrë! Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ka ndarë lajmin se nga sot biletat për muzetë, kalatë dhe parqet arkeologjike mund të blihen online përmes platformës e-Albania.

Ky shërbim i ri elektronik, sipas ministrit synon të lehtësojë përvojën e vizitorëve vendas dhe të huaj, duke ofruar një mënyrë të shpejtë, moderne dhe të sigurt për blerjen e biletave për sitet kulturore të vendit.


Postimi i ministrit Gonxhja:

Tani, vizitat në sitet kulturore të Shqipërisë janë më të lehta se kurrë, me biletat elektronike!
Nga sot, mund të blini online biletat për muzetë, kalatë dhe parqet arkeologjike, drejt nga e-Albania.

Nëpërmjet këtij shërbimi ju mund të vizitoni:
-Muzeun Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, Krujë
-Muzeun Kombëtar Etnografik, Krujë
-Muzeun Kombëtar Ikonografik “Onufri”, Berat
-Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi”, Shkodër
-Kalaja e Shkodrës
-Kalaja e Gjirokastrës
-Parku Kombëtar Arkeologjik Apolloni, Fier

Vetëm në pak hapa:
-Zgjidhni “Biletaria online për sitet kulturore” në e-Albania
-Caktoni sitin që dëshironi të vizitoni
-Përzgjidhni llojin e biletës
-Kryeni pagesën online

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion