Çamçakëzi që përgjum fëmijët shpërndahet nëpër shkollat e Tiranës? Reagon policia

Aktualitet
Çamçakëzi që përgjum fëmijët

Policia ka reaguar në lidhje me një informacion të qarkulluar ditën e sotme, ku thuhej se në një shkollë në Tiranë, është evidentuar rasti i përdorimit të një çamçakëzi që përgjum fëmijët.

Pas publikimit të këtij informacioni Policia sqaron se kanë marrë kontakte me drejtuesit dhe stafet pedagogjike të të gjitha shkollave të Tiranës, dhe po ushtrojnë kontrolle për verifikimin e rastit në fjalë.

“Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë i bën thirrje të gjithë qytetarëve të njoftojnë menjëherë Policinë në rast konstatimi të këtyre substancave”, thuhet në deklaratë.


Sakaq, vijon puna për sqarimin e rrethanave të këtij rasti të publikuar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion