20-vjeçari shqiptar kthen banesën në laborator droge, arrestohet në Itali

Aktualitet
20-vjeçari shqiptar kthen banesën në laborator droge,

Një 20-vjeçar shqiptar është arrestuar në Modena nga policia italiane, i akuzuar për trafik dhe posedim të lëndëve narkotike. Në banesën e tij, karabinierët gjetën dhe sekuestruan katër pako hashash, me një peshë rreth 300 gramë, shtatë pako me 10 gramë kokainë secila, si dhe 920 euro në para të gatshme.

Në vendin e ngjarjes u zbuluan gjithashtu një peshore precize, një thikë me mbetje të substancave narkotike dhe pajisje për paketim dhe shpërndarje. Emri i të riut nuk është bërë publik, ndërsa hetimet vazhdojnë për të identifikuar personat e tjerë të përfshirë. Lëvizjet e dyshimta të të dyshuarit, i cili është i papunë, zgjuan dyshimet e autoriteteve.

20-vjeçari u paraqit në gjykatë mëngjesin e 24 tetorit, ku gjykata e Modenës vendosi për të masën e detyrimit të përditshëm të paraqitjes në polici.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion