Ambasada amerikane në Tiranë mbështet zyrtarin e DASH! Një tjetër mesazh për politikën shqiptare

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka shpërndarë një mesazh nga Samuel Samson, zyrtar i lartë në Byroja për Demokraci, të Drejtat e Njeriut dhe Punën pranë Departamentit Amerikan të Shtetit.
“Shtypja e fjalës, lehtësimi i emigrimit masiv, shënjestrimi i shprehjes së besimit dhe minimi i zgjedhjes elektorale kërcënojnë vetë themelet e partneritetit transatlantik,” shprehet Samson.
Ai thekson se partneriteti ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe vendeve partnere duhet të mbështetet në trashëgiminë dhe vlerat e përbashkëta demokratike, dhe jo në një konformizëm globalist që zbeh sovranitetin dhe identitetin kombëtar.


