Vrau italianin edhe të bijën 16-vjeçare, Gjykata italiane kërkon burgim të përjetshëm për shqiptarin Taulant Malaj

Aktualitet

Vrau italianin edhe të bijën 16-vjeçare, Gjykata italiane

Prokuroria e Foggia-s në Itali ka kërkuar burg të përjetshëm me izolim gjatë ditës për 47-vjeçarin shqiptar.

Taulant Malajn, akuzohet për vrasjen e dy personave dhe tentativën e vrasjes së një tjetri gjatë masakrës tragjike që ndodhi më 7 maj, dy vjet më parë në komunën e Torremaggiores.

Sipas Prokurorisë italiane Malaj dyshohet se ka vrarë me thikë 51-vjeçarin Massimo De Santis, i cili besohet të jetë i dashuri i gruas së të pandehurit, dhe vajzës së tij Jessica, vetëm 16 vjeçe, e cila ndërhyri për të mbrojtur nënën e saj. Gruaja u plagos rëndë në sulm.

Gjatë fjalës përfundimtare të prokurorisë, e cila zgjati pak më shumë se dy orë, prokurorët analizuan në detaje motivet dhe qëllimin e vrasjes, duke përjashtuar çdo element që mund të dobësonte ose shmangte përgjegjësinë e të pandehurit.

Ndër provat kryesore janë videot e skenës të shfaqura në sallën e gjyqit në fillim të gjyqit në të cilat Malaj merr përsipër dhe pretendon përgjegjësinë për veprimin ndëshkues. 

“Shikoni atje, unë vrava, e bëra vetëm”, dëgjohet burri të thotë në pamjet filmike.

ME TE LEXUARAT