AKU e mbylli pas infektimit të fëmijëve me salmonelë, bashkia Gramsh: Kopshti hapet të hënën!

Aktualitet

AKU e mbylli pas infektimit të fëmijëve me salmonelë,

Edhe pse AKU vendosi mbylljen e kopshtit nr.1 në Gramsh, ku 17 fëmijë u infektuan me salmonelë, bashkia e qytetit ka njoftuar se ky institucion do të hapet ditën e hënë.

Sipas njoftimit, kopshti do të presë fëmijët por ama kuzhina e kopshtit do të vijojë të qëndrojë e mbyllur dhe fëmijët nuk do të konsumojnë vaktin e drekës aty.

Kopshti qëndroi i mbyllur për disa ditë, pasi më parë disa fëmijë u dërguan në spital pas shenjave të infektimit me salmonelë.

AKU bëri analizë të ushqimit dhe ditën e sotme me një njoftim zyrtar tha se produkti që ka shkaktuar infektimin tek fëmijët ka qenë veza, që ka rezultuar e kontaminuar me salmonelë.

ME TE LEXUARAT