Aleancat mes të “fortëve” për të vrarë ish-deputetin Arben Ndoka, gazetarja: Ofruan 1 mln euro për “kokën” e tij
Anila Hoxha e ftuar në “Breaking” ka treguar intrigat dhe prerjet në besë mes të fortëve të grupeve kriminale.
Ajo tregon se anëtarë të grupeve kriminale kanë ofruar 1 milion euro për kokën e ish-deputetit Arben Ndoka dhe se mjaft hapur kanë kërkuar kërkuar vrasës me pagesë edhe nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut.
Anila Hoxha: Hetimet do të fokusohen tek hetimi pasuror jo vetëm të individëve që i përkasin botës së krimit, por gjithashtu edhe ndaj ish-zyrtarëve të policisë, mes tyre edhe ish-drejtori i Policisë së Lezhës, i cili do të ketë një hetim të detajuar pasuror dhe do të ketë të njëjtin fat të hetimeve pasurore me shumë mundësi edhe sekuestrove sa më shpejt edhe ish-zyrtari i policisë ish-drejtori i Forcave Operacionale Oltion Bistri, i dorëzuar pak ditë më parë nën akuzë para gjykatësit paraprak me disa persona të tjerë, midis tyre edhe Pëllumb Gjoka.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
E sigurt është që për Ervis Martinaj teksa vijon të jetë i mbuluar me mister fati i tij prej dy vitesh, tani më është në fuqi një mandat i tretë arresti dhe bëhet fjalë edhe për dosjen më të fundit të konsideruar si një nga sukseset hetimore, pavarësisht se shumica e tyre nuk janë arrestuar ende. Është një sukses sepse hedh dritë mbi mënyrën mbi skemën sesi krimi i organizuar vepron dhe shkëmben favore midis njëri-tjetrit për të eliminuar kundërshtarët.
Shtrirja e aktivitetit të këtyre grupeve me aleanca kaq të forta për vrasje, ajo që është provuar, të paktën jo vetëm nga aplikacionet që ata kanë përdorur, por edhe nga dosjet e tërhequra vërtetojnë se grupi dhe anëtarët, pra 50 persona, shumica e tyre po ndërvepronin për të eliminuar kundërshtarët për ngjarjet që kanë ndodhur dhe që kanë dështuar më pas, pra nuk kanë ndodhur vrasjet, disa prej tyre midis viteve 2019-2021.
Shikohet një aleancë shumë e fortë në dosjet hetimore midis Arben Ndokës i cili ka qenë deputet i parlamentit dhe këmbëngulja e tij për të eliminuar kundërshtarin dhe atë që konsideron si armikun Durim Bamin për të cilin anëtarët e tjerë të grupeve kriminale diskutojnë se ata janë gati të paguajnë mbi 1 milion euro për ta realizuar ekzekutimin e tij.
Nga ana tjetër edhe përgatitjet e Durim Bamit por edhe Endrit Dokles gjithashtu të dy të kërkuar, janë shumë këmbëngulëse përsa i takon përpjekjeve për të eliminuar Arben Ndokën. Ata flasin hapur për gjetje vrasësish në Shqipëri, por arrihet deri në një pikë se ish-deputeti Arben Ndoka thotë se kishte dëgjuar për vrasës të cilët ishin më punëmbaruar sipas tij dhe e kishte fjalën për vrasës që mund të silleshin nga Kosova dhe nga Maqedonia e Veriut.