FOTO/ Ky është 24-vjeçari që humbi jetën në guroren në Brataj, në pranga drejtuesi teknik i firmës
Pas vdekjes se 24 vjeçarit Jurgen Veshi në Brataj të Vlorës teksa po punonte me skrep në një gurore, policia ka vënë në pranga drejtuesin teknik të punimeve Erald Breganaku.
34-vjeçari banues në Tiranë me detyrë drejtues teknik i gurores në fshatin Brataj, sipas policisë dyshohet se nuk ka marrë masat për zbatimin e rregullave të mbrojtjes në punë, në këtë gurore.
Policia një ditë më parë shoqëroi disa persona mes tyre edhe administratorin, ndërkohë që gurorja kishte pak ditë që ishte hapur.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
I riu humbi jetën pasi e goditi një masiv gurësh, teksa po punonte me skrep në firmën 'Brataj Stone 22'
'Vlorë/Vihet në pranga, për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë, drejtuesi teknik i gurores në fshatin Brataj, ku dje humbi jetën një punëtor.
Në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në fshatin Brataj, ku gjatë punës në gurore, humbi jetën pasi dyshohet se gjatë punimeve me skrep u dëmtua nga gurët, shtetasi J. V., 24 vjeç, specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Selenicë kanë arrestuar shtetasin:
E. B., 34 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë drejtues teknik i gurores në fshatin Brataj, pasi dyshohet se nuk ka marrë masat për zbatimin e rregullave të mbrojtjes në punë, në këtë gurore.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtje në punë”.'- njofton policia.