Alarmi për bombë në disa institucione, mes tyre SPAK-u/ Ja nga ku u nisën email-et kërcënuese

Aktualitet

Alarmi për bombë në disa institucione, mes tyre SPAK-u/ Ja nga ku

Hetimet për email-et kërcënuese që kanë shkaktuar alarm për bombë në disa institucione të rëndësishme në vend kanë nxjerrë në dritë të dhëna të reja lidhur me origjinën e mesazheve.

Sipas burimeve paraprake, është zbuluar se e njëjta përmbajtje kërcënuese është dërguar nga dy adresa të ndryshme email-i.

Gjurmët e evidentuara deri në këtë fazë tregojnë se njëri prej email-eve është nisur nga Argjentina, ndërsa tjetri nga Brazili.

Pavarësisht identifikimit të vendeve nga të cilat janë nisur mesazhet, për hetuesit mbetet ende e vështirë të përcaktohet se kush qëndron pas këtyre kërcënimeve dhe nëse dy adresat janë përdorur nga i njëjti person apo nga persona të ndryshëm.

Mesohet se hetimi po vijon për të përcaktuar autorët dhe për të verifikuar nëse pas mesazheve fshihet një organizim i koordinuar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion