EMRI/ Një shqiptar, mes 8 të arrestuarve për atentatin me eksploziv ndaj biznesmenit greko-amerikan

Kosovë&Rajon

EMRI/ Një shqiptar, mes 8 të arrestuarve për atentatin me

GREQI - Policia greke prangosi 8 persona për atentatin ndaj biznesmenit greko-amerikan 

Në janar 2026, të arrestuarit, përfshirë një grua, vendosën në pajisje dhjetë kilogramë dinamit xhelatine. Megjithatë, hetimet e Policisë greke arritën përsëri në burgje, nga ku u dha urdhri.

Dy të burgosur, njëri me origjinë greke dhe tjetri me origjinë shqiptare, u dhanë urdhër bashkëpunëtorëve të tyre jashtë burgut të kryenin një sulm me bombë kundër një biznesmeni.

Dy të burgosurit e burgut të Malandrinos, njëri prej të cilëve është akuzuar për vrasje, nga qelitë e tyre u dhanë urdhrin gjashtë grekëve, përfshirë një grua, për të planifikuar dhe kryer një sulm kundër një biznesmeni greko-amerikan, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara dhe ndodhej në Greqi gjatë muajve të verës.

Të burgosurit e identifikuar si urdhërues të atenatit janë 46-vjeçari ,Mikel Selimaj nga Vlora dhe 31-vjeçari grek, Evstratios Nousis. Selimaj, me precedentë të mëparshëm për drogë, vjedhje e grabitje. 46-vjeçari shqiptar ndodhet në qeli prej majit 2025 për vrasjen me armë zjarri të 41-vjecarit Altin Arapaj në Rafina, ndërkohë që Evstratios Nousis, në qeli prej më shumë se 10 vitesh pasi precedentët e tij datojnë që në vitin 2015, ndërsa në janar të këtij viti plagosi në burg 46-vjecarin nga Gjirokastra, Dhimo Meci, i akuzuar si vrarës me pagesë.

Sulmi në Lefkada sipas dosjes së Departamentit të Ndjekjes së Krimeve me Zhvatje (DAOE), ndodhi kur personat e arrestuar vendosën një mjet shpërthyes në vilën e biznesmenit në zonën pranë Agiofyllit. Kujdestari zbuloi se kishte një mjet shpërthyes në ballkonin e pasmë të shtëpisë, ku autorët kishin vendosur 10 kilogramë dinamit me fitil.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion