SHBA/ Plagosën 6 persona me armë zjarri, gjatë arratisjes autorët u përplasën nga treni (Video)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në St Luis, Missouri SHBA. Mësohet 6 persona, përfshirë edhe një fëmijë janë plagosur me armë zjarri. Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se autorët, pas ngjarjes u larguan makinë, që nuk rezultoi aspak e mirë për ata.
Mësohet se makinë në fjalë u përplas nga një tren, por fatmirësisht nuk ka të lënduar. Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes ndërsa ka shpallur në kërkim 3 autorët. Mendohet se pasi u përplasën nga treni, ata janë larguar në këmbë, larg syrit të policisë.
#breaking in East St. Louis reports several people shot, metro train stopped and a crashed car. pic.twitter.com/uAtu1wzcf6
— Casey Nolen (@CaseyNolen) September 9, 2021
Ndërkohë 10 pasagjerë në tren kanë mbetur të plagosur, jashtë rrezikut për jetën.


