Ish-deputeti i PD Hoxha për Berishën: Doktor je ulur në karrigen time që dikur nuk e llogarisje! A do ta nderosh dot?!

Politikë

Ish-deputeti i PD Hoxha për Berishën: Doktor je ulur në karrigen

Ish-deputeti i PD, Fatos Hoxha ka ironizuar Sali Berishën për mënyrën e turpshme të ikjes së tij nga Partia Demokratike.

Me tone sarkastike, ai shkruan se u gëzua kur e pa Berishën të ulur në rreshtin e parafundit të Kuvendit, pasi ai është pikërisht vendi ku ulej edhe ai.

Duke i zgjuar kujtime nga e shkuara, ai shprehet se dikur ai dhe kolegët e tij që uleshin në atë pozicion ishin vetëm “Back Bencher”, ndërsa sot është AI, Sali Berisha një “Back Bencher”.

Çfarë është Beck Bencher? Një person i cili është mbështetës i një partie por nuk mban poste drejtuese.

Hoxha i ka kujtuar përmes rreshtave që ka shkruar Berishës, kohën kur ai thoshte “Votat e tyre kundër nuk do të mbahen shënim!”.

Ish-deputeti i PD, nuk la papërmendur edhe momentin kur pikërisht këtë grup “të radhës së parafundit” ai e përzuri nga partia.

Hoxha me tonë nostalgjike, kujton se në kohën kur ulej në atë karrige populli respektonte.

Ndërsa në fund i ka drejtuarat Berishës edhe një pyetje retorike “Po ti, do ta nderosh dot?”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion