“Tre vite punë e detyruar në Shqipëri”, studentët e mjekësisë ngrihen në protestë: Përmirësoni kushtet që të rrimë

Aktualitet

“Tre vite punë e detyruar në Shqipëri”,

Një grup studentësh të Fakultetit të Mjekësisë kanë protestuar sot kundër vendimit të qeverisë që i detyron ata të punojnë për tre vite në Shqipëri, përpara se të kenë mundësi të largohen jashtë shtetit.

Nisma e qeverisë për të ndaluar largimin masiv të mjekëve, është kundërshtuar nga studentët të cilët e quajnë si shkelje të të drejtave të njeriut.

Gjatë protestës të mbajtur sot, studentët e Mjekësisë u shprehën se detyrimi nuk është zgjidhje. “Nuk ngopemi me lugë bosh. Kthejeni gishtin nga vetja dhe pyesni pse po largohen mjekët”, deklaroi një prej përfaqësuesve të studentëve.

“Jemi mbledhur sot këtu për të treguar kundershtimin tonë të plotë lidhur me planin që Ministria e Shëndetësisë na ka paraqitur për mos largimin e mjekve. Në takimin e djeshëm na u tha që drafti nuk është porositur por është në fazë propozimi. Ne jemi këtu për ta kundershtuar, ne jemi të vetëdijshëm për largimin e mjekëve. Detyrimi në çfarëdo lloj forme nuk është zgjidhje.

Detyrimi në një formë apo një tjetër për të detyruar mjekët të qëndrojnë, bie ndesh me të drejtat e njeriut. Ne na duket e pakuptimtë që ajo që u shpreh nga ana e ministrave, që shkollimi kushton 5 mijë euro për një mjek. Student gjendet thjesht ime shpatulla pas murit dhe i pamundur të paguajë tarifën. Ky diskutim ka nisur tani që studentët janë me sezon provimesh dhe e kanë të pamundur të mblidhen të gjithë.

Kthejeni gishtin nga vetja dhe pyesni, pse? Pse po ikin? Duam përmirësime të kushteve të punës. Nuk jemi nga ata që ngopemi me lugë bosh. Përmirësojini kushetet që të rrijmë”, u shpreh përfaqësuesja e studentëve të Mjekësisë.

 

ME TE LEXUARAT