Iranianët rezistencë policisë në kampin e MEK, identifikohet viktima, 36 të plagosur

Aktualitet

Iranianët rezistencë policisë në kampin e MEK, identifikohet

Identifikohet viktima që MEK pretendon se është vrarë nga policia shqiptare në kampin në Manëz të Durrësit. Bëhet fjalë për Ali Mostashari. Gjithashtu raportohet për 36 të plagosur.

“Një banor i Ashrafit u vra nga sulmi i policisë.

Ky veprim është vetëm për të qetësuar mullahët iranianë që po bien. Ky aksion është i ngjashëm me atë të 17 qershorit që u zhvillua në Paris, por ky shtë në kufirin e Shqipërisë.

Ky është një nga ditët më të zeza në Shqipëri. Ajo që ju shkrova nuk është qëndrimi zyrtar i autoriteteve të Ashrafit, por ajo që thonë banorët e Ashrafit”, thuhet nga zëdhënësi i muxhahedinëve në kampin ASHRAF, Shahriar Kia.

ME TE LEXUARAT