Aksion në Tiranë, gjendet makina e të kërkuarit Eljon Hato, mik i Ervis Martinajt

Aktualitet

Aksion në Tiranë, gjendet makina e të kërkuarit Eljon Hato,

Nje automjet qe dyshohet se i perket te sumekerkuarit Eljon Hato raportohet të jetë zbuluar këtë të premte në Sauk të Tiranës.

Sipas burimeve të policise, forca të shumta policie mësohet se janë vënë në ndjekje të të shumëkërkuarit, megjithatë për momentin nuk ka ende gjurmë të tij.

Dy muaj më parë, me dhjetëra forca të RENEA-s dhe FNSH-së u angazhuan për të kapur Eljon Haton, një emër i njohur i botës së krimit, i shpallur në kërkim për tentativë vrasje, si pjesë e dosjes “Metamorfoza” që po hetohet nga SPAK (Lexo më shumë).

Por ndërhyrja e befasishme e mbi 50 forcave speciale në banesën dy katëshe të vëllait të tij në fshatin Grudë të Shkodrës, duke kapërcyer muret rrethuese dhe telat me gjemba, përfundoi pa sukses.

I shumëkërkuari nuk u gjend. Dyshimet ishin se ai mundi të largohet përpara ndërhyrjes.

Eljon Hato është një emër i njohur për drejtësinë. Ai konsiderohet si një prej miqve më të ngushtë të Ervis Martinajt. Emri i tij është lakuar në shumë ngjarje të rënda kriminale të regjistruara në vitet e fundit.

SPAK e akuzon atë për vrasje me paramendim të mbetur në tentativë, armëmbajtje pa leje dhe korrupsion aktiv ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Kush është Eljon Hato, miku i Ervis Martinaj

34 vjeçari është përfshirë në skedarët e Policisë së Shtetit për herë të parë në vitin 2014, kur pas një konflikti për motive banale në një lokal në Shkodër, ka vrarë me armë zjarri një bashkëmoshatar dhe ka plagosur një tjetër.

I njohur dhe me emrin Esmeraldo, në atë kohë 24 vjeç, në orët e para të mëngjesit të datës 12 Maj 2014, ai ka qenë në një lokal në fshatin Zus bashkë me persona të tjerë. Në të njëjtën tavolinë me të në lokal ndodheshin shtetasit Indrit Hylli dhe Jetmir Molla.

Nën efektin e alkoolit, kur ora shënonte 03:00 e mëngjesit, mes të rinjve që qëndronin në lokal ka filluar një debat i cili ka nisur me shkëmbime fyerjesh banale dhe më pas ka degarduar deri në përdorimin e armës. Eljon Hato ka shtënë me pistoletë në drejtim të Indrit Hyllit dhe më pas drejt shokut tjetër Jetmir Molla.

Dy të rinjtë u dërguan me urgjencë në Spitalin e Shkodrës nga punonjësit e lokalit, por fatkeqësisht 22 vjeçari Indrit Hylli ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra, kurse Jetmir Molla kishte plagë vetëm në këmbë dhe arriti të shpëtonte.

Eljon Hato mundi të arratisej dhe u arrestua nga Forcat Operacionale në qytetin e Laçit vetëm një vit më pas, në 3 Maj 2015, teksa ndodhej nën shoqërinë e të vëllait. Gjykata e Shkodrës kishte caktuar ndaj këtyre dy shtetasve masat e sigurisë “Arrest me burg”.

I riu nga Shkodra u dërgua në Burgun e Shënkollit ku dyshohet se porositi dhe një vrasje nga brenda qelisë.

Ai është akuzuar zyrtarisht se kishte porositur vrasjen e mjekut radiolog të Spitalit të Shkodrës, Agron Terolli. Eljon Hato kishte paguar një 21 vjeçar i cili do të kryente vrasjen, por fatmirësisht falë të dhënave në rrugë operative Policia e Shkodrës arriti ta parandalonte ngjarjen e rëndë.

Në 2015-ën, djali i mjekut Agron Terolli kishte plagosur me armë zjarri një person dhe e kishte lënë të paaftë fizikisht. Dënimin për këtë vepër penale djali i mjekut po e kryente në Burgun e Shën Kollit, ku sapo kishte shkuar dhe i riu Eljon Hato. Pista kryesore u dyshua hakmarrja, por ngjarja “u harrua” për shkak se personi që do të kryente vrasjen, 21 vjeçari Osman Mulja u arrestua teksa bëhej gati të ekzekutonte me kallashnikov në mes të Shkodrës mjekun Agron Terolli.

Është e paqartë sesi doli nga qelia Eljon Hato, pas tre vitesh, pasi në vjeshtën e vitit 2018 ai u përfshi në një konflikt me armë që ndodhi në një lokal në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Shkak u bë një konflikt për këngëtaren Elvana Gjata, e cila atëkohë ishte e dashura e biznesmenit po në kërkim ndërkombëtar Ervin Mata. Ajo është ngacmuar nga shtetasi Fabiol Gaxha dhe më pas aty ka nisur një konflikt mes dy grupeve që përfundoi me plumba.

Komando Merviol Bilo, kushëri i këngëtares dhe njëherësh truprojë e Ervin Matës, i është përgjigjur të shtënave me armë zjarri nga grupi i Ervis Martinaj duke lënë të plagosur këtë të fundit dhe Eljon Haton, ndërsa viktimë mbeti truproja Fabiol Gaxha.

Këtij të fundit ju gjetën në xhepin e xhupit disa ilaçe qetësuese, pasi ai vuante nga një tumor në kokë dhe mjekët i kishin dhënë dhe pak muaj jetë. Fatkeqësisht, Fabiol Gaxha humbi jetën nga plumbat në moshën 28 vjeçare.

Viktima ishte shpallur në kërkim dy muaj para se të ndërronte jetë nga Policia e Tiranës, akuzën e vrasjes me dashje të mbetur në tentativë që prej datës 27 gusht të vitit 2018. Policia njoftoi zyrtarisht se 28 vjeçari ishte i dyshuar për plagosjen e shtetasit Andi Spahiu.

ME TE LEXUARAT