'Më kërkoi favore s*ksuale në këmbim të një vendi pune'/ Egla bën deklaratën e papritur: Isha shumë e vogël

Showbiz

'Më kërkoi favore s*ksuale në këmbim të një

Një ndër protagonistet e Big Brother Vip në Shqipëri, aktorja shqiptare Egla Ceno, ka treguar se kur ishte në moshë të re i kanë kërkuar favore seksuale në këmbim të një vendi pune.


Pyetjes “a të ka kërkuar ndonjëherë favor seksual shefi?” në sfidën e “Thuaje ose Pije”, Egla u përgjigj duke treguar se kur sapo kishte mbaruar akademinë, punëdhënësi i vendit që ajo shkoi për të kërkuar punë,në mënyrë të drejtpërdrejtë i ka kërkuar favore seksuale.

“Po kërkoja punë nëpër Tiranë dhe shkoj te piramida që ishte ‘Top Albania Radio’ dhe punonte një person që sot e shfaq fytyrën e vet në një televizion tjetër bashkë me një kolegun tim. 

Në kërkesën time për punën ai tha “po varet”, ka qenë shumë i drejtpërdrejtë. Kam ikur nga sytë-këmbët e tij sepse isha shumë e vogël, sapo kisha mbaruar akademinë. Këta mesa duket mjafton që të jesh femër dhe e provojnë.”- tregoi aktorja.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion