Aksidentoi për vdekje 59-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 24-vjeçari në Mat

Aktualitet

Aksidentoi për vdekje 59-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja,

Policia e Matit ka bërë të mundur arrestimin e 24-vjeçarit, pasi një ditë më parë aksidentoi për vdekje një kalimtar dhe më pas u largua. Blutë bëjnë me dije se një ditë më parë, rreth orës 12.00, në qytetin e Burrelit, shtetasi J. Gj., duke drejtuar automjetin e tij, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin H. R., 59 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën në spital.

“Autori pas aksidentit u largua nga vendi i ngjarjes, por pas ndjekjes nga Policia, u bë kapja dhe shoqërimi i tij në Komisariat. Në përfundim të veprimeve të para hetimore nga specialistët e Policisë Rrugore u bë arrestimi i shtetasit J. Gj., 24 vjeç, banues në Mat. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Mat për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion