Po festonte fitoren e Atletico Madrid, aksidentohet për vdekje 14-vjeçari
Lajmifundit
/
23 Maj 2021, 09:01
Bota

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një natë më parë në Madrid, gjatë festimit të tifozëve, për fitoren e La Liga, nga Atletico Madrid. Mësohet se një 14-vjeçar ka humbur jetën, pasi ka rënë nga makina.
Mediat spanjolle kanë bërë të ditur se viktima po festonte duke qëndruar me trupin jashtë makine, në sheshin kryesor. Në momentin që mjeti po drejtohej për tu future në garazh, i mituri ka rënë në tokë duke ndërruar jetën.


