Mot i kthjellët dhe rritje të temperaturave, ja parashikimi për ditën e sotme
Lajmifundit
/
23 Maj 2021, 08:49
Aktualitet

Moti në vendin tonë për ditën e sotme do të jetë i qëndrueshëm. Sipas MeteoAlb, moti do jetë i kthjellët dhe rritje të ndjeshme të temperaturave të ajrit kryesisht gjatë orëve të mesditës. Në zonat juglindore dhe verilindore herë pas herë do ketë vranësira por pa mundur të gjenerojnë shira.
Temperaturat e ajrit rriten ndjeshëm në orët e para të ditë dhe po ashtu rritja vijon edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 30-31°C. Era do fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor-Jugperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 3-4 ballë.


