“Jam kërcënuar”, Rama flet nga Selaniku: Keqardhje për grupin e fantazmave të së shkuarës

Politikë

“Jam kërcënuar”, Rama flet nga Selaniku: Keqardhje

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij para emigranteve tha se në adresë të tij kanë ardhur disa kërcënime, që siç tha ai, nga disa grupe fantazmash të gjalla të së shkuarës.

Sipas kryeministrit Rama, këto kërcënime i shkaktojnë vetëm keqardhje.

“Në vazhdim të këtyre shfaqjeve të padëshiruara, diku këtu një grup fantazmash të gjalla të së shkuarës janë angazhuar në një protestë kundër ardhjes time këtu me fletushka qesharake, ata kanë bërë këto ditë në adresën time kërcënime që mua më shkaktojnë vetëm keqardhje, njësoj sic me shkakton keqardhje edhe cdo spazmë e kujtdo qoftë në Shqipëri që ushqen ndjenja jo miqësore ndaj Greqisë”, tha kryeministri.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion