Aksidentohet në Gjirokastër ambulanca me pacientin brenda, plagoset shoqëruesja e tij, shoferi dhe infermierja

Aktualitet

Aksidentohet në Gjirokastër ambulanca me pacientin brenda, plagoset

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të enjte në afërsi të urës së Kardhiqit ku një ambulancë është përplasur me një tjetër automjet.

Sipas njoftimit të Policisë mësohet se si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i plagosur drejtuesi i ambulancës, shtetasi Gj, Sh, pacienti, shoqëruesja e tij dhe infermierja. Po ashtu, të plagosur kanë mbetur edhe shoferi i mjetit tjetër si dhe pasagjerja që po udhëtonte me të.

Të dëmtuarit janë në kujdesin e mjekëve. Aktualisht, pacienti, shtetasi I. M. është në gjendje më të rëndë shëndetësore, ndërkaq të dëmtuarit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e shkakut të aksidentit.

Njoftimi i plotë:

Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 09:30, te ura e Kardhiqit, autoambulanca me drejtues shtetasin Gj. Sh., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. K..

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i autoambulancës, pacienti, shoqëruesja e tij dhe infermierja, që ndodheshin në mjet. Gjithashtu, janë dëmtuar shtetasi D. K. dhe një pasagjere në automjetin që drejtonte ai.

Të dëmtuarit janë në kujdesin e mjekëve. Aktualisht, pacienti, shtetasi I. M. është në gjendje më të rëndë shëndetësore, ndërkaq të dëmtuarit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e shkakut të aksidentit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion