Aksidentohet autobusi në autostradën Durrës-Tiranë, lëndohet një pasagjer

Aktualitet
Aksidentohet autobusi në autostradën Durrës-Tiranë,
Foto ilustruese

Një autobus është aksidentuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në autostradën Durrës-Tiranë. Sipas policisë, autobusi është përplasur me bordurën anësorë të betonit dhe si pasojë është lënduar një pasagjer.

“Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 04:33, në autostradën Durrës-Tiranë, në vendin ku devijon rruga për shkak të punimeve, autobusi me drejtues shtetasin, 51 vjeç, është përplasur me bordurën anësore të betonit.

Si pasojë është dëmtuar një pasagjer, shtetasi 56 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion