Aksident i frikshëm në Kirgistan, kamioni merr përpara 29 nxënës, shoferi harroi frenat e dorës

Bota

Aksident i frikshëm në Kirgistan, kamioni merr përpara 29

Një aksident i tmerrshëm që plagosi rëndë 29 nxënës të moshës 9 deri në 16 vjeç ndodhi gjatë një ngjarjeje në Kirgistan, kur një kamion filloi të ecte pa kontroll tatëpjetë pasi shoferi i tij kishte harruar të vendoste frenat e dorës.

Aksidenti , nga i cili tetë fëmijë janë shtruar në ICU dhe 11 të tjerë në spital, është kapur nga një dron. Në video shihet kamioni, i cili lëviz drejt nxënësve, ndërkohë që ata nuk e shihnin dot sepse ishin të kthyer me kurrizin mbrapa.

Sipas informacioneve, drejtuesi dhe personat që ishin përgjegjës për sigurinë e ngjarjes, kanë “ndjekur” kamionin i cili ka vazhduar rrugën e pakontrolluar për disa metra.

Aksidenti po hetohet nga autoritetet e Kirgistanit.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion