Aksidenti tragjik në Milot, kanë nisur kërkimet për një person të tretë që ka rënë në kanalin me ujë
Lajmifundit
/
19 Maj 2021, 08:20
Aktualitet

Të tjera detaje kanë dalë nga aksidenti tragjik që u raportua mëngjesin e sotëm në Milot- Mamurras. Bëhet me dije se autoritetet përkatëse kanë nisur kërkimet për një person të tretë që dyshohet se ka qenë në makinë.
Sipas informacioneve paraprake, personi i tretë ka rënë në kanalin me ujë dhe ende nuk është gjetur. Policia vijon në mënyrë të pandalur kërkimet. Ndërkohë, kanë humbur jetë nga aksidenti tragjik Saber Dunga 45 vjeç dhe Urim Pepa 39 vjeç.


