“O kuçedra…”/ Degradon debate mes Merit dhe Sarës: S’të kam penguar të shkosh tek dashnori

Showbiz

“O kuçedra…”/ Degradon debate mes Merit dhe

Një debat ka lindur mes Merit dhe Sarës gjatë natës, të cilat janë tek i njëjti grup tek sfida e litarëve që i ka caktuar Vëllai i Madh.

Gjatë një bisede me grupin, Sara ka përmendur emrin e Merit, ndërkohë që ajo ishte në gjum. Meri i kthehet me nerva dhe me ofendime, nga ku nisi dhe debati i fortë.

Meri Shehu: Mos ma përmend më emrin tim se e di çfarë të punoj apo jo, në mes të natës e di çfarë të punoj. Hajde boll.

Sara Dorgjeni: Mendoj se duhet të kursehesh.

Meri Shehu: Do që të shkojmë në tualet, hajde ikim. Emrin tim mos e përmend.

Sara Dorgjeni: Do ta përmend sa të dua.

Meri Shehu: Boll të thashë. S’të kam penguar unë të shkosh në tualet, as tek ai dashnori atje, as tek ai andej. Mos të shkoj ta zgjidh tek Vëllai i Madh njëherë e mirë. Ua rregulloj unë nesër, përmend Merin, Meri në gjumin e vet (Ngrihen të ikin në tualet).

Meri Shehu: Më bëre tabelë qitje ti.

Sara: Tani nuk do të çohemi sepse unë dua të qetësohem nga ajo që tha.

Meri Shehu: Si të duash.

Erjola Doçi: Po e ka të nevojshme tjetri, o kuçedra çfarë keni. Boll pash Zotin.

Meri Shehu: Qetësohuni, kush do të ikë në tualet, ikim.

Erjola Doçi: Ju nuk paskeni qenë njerëz, por specie.

Sara Dorgjeni: Meri nuk po të flas vetëm sepse je pa qejf.

Meri Shehu: Ça do më bëje po të mos isha pa qejf? Çfarë? Boll të durova (Sara i shkon afër).

Meri Shehu: Hë çfarë do bësh (Banorët e tjerë e largojnë Sarën) Provoje, hajde bëje.

Sara Dorgjeni: Nuk po i bëj asgjë.

Meri Shehu: Kë kërcënon ti? Mua? Hajde se ta rregulloj unë.

Sara Dorgjeni: Nuk po të flas fare. Nuk është mirë kjo.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion