Aksidenti tragjik me dy të vdekur në rrugën Tepelenë-Gjirokastër, arrestohet shoferi!

Aktualitet

Aksidenti tragjik me dy të vdekur në rrugën

Një 54-vjeçar është arrestuar në Gjirokastër pas aksidentit të ndodhur dje në vendin e quajtur Kthesa e Viroit.

Mësohet se shtetasi me iniciale B.Gj., akuzohet për veprën penale "shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor".

"Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Kthesa e Viroit”, informojmë se në vijim të veprimeve hetimore, specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin B. Gj., 54 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Një prej viktimave është identifikuar si Pano Kalanderi, një tregtar nga Gjirokastra dhe biznesmen i njohur i verërave.

ME TE LEXUARAT