"Përndjekës, përdorues situatash"/ Vserlo i afrohet Gjestit te fytyra dhe i flet me tone të larta!
Lajmifundit
/
18 Shkurt 2025, 09:58
Showbiz

Vserlo dhe Gjesti po vazhdojnë të kenë debate të ashpra me njëri-tjetrin në Big Brother VIP Albania.
Me të hyrë brenda, ai i është vërsulur këngëtarit pejan dhe po e ndjek në çdo hap që po bën.
Situata mes tyre nuk ka qenë e mirë as së fundmi, ku Vserlo i afrohet te fytyra Gjestit dhe e quan përndjekës.
“O përdorues situatash, budallenjt nuk i mbaj, përndjekës”, iu drejtua Gjesti.
“Ke vetëbesimin e budallait, mua nuk mund të më manipulosh”, tha Vserlo.
Artisti nga Kosova ndërkohë i ka thënë vazhdimisht se nuk do të përballet me të.


