Operacion antidrogë në Tiranë, 10 të arrestuar! Ekzekutohen 34 masa sigurie!
Lajmifundit
/
18 Shkurt 2025, 10:12
Aktualitet

Agjentët antidrogë në Tiranë kanë kryer mëngjesin e kësaj të marte një aksion në zona të ndryshme të kryeqytetit.
Burime pbëjnë me dije se në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar disa persona që merreshin me shpërndarjen e lëndëve narkotike.
Po ashtu mësohet se janë ekzekutuar 34 masa sigurie dhe mbi 10 persona janë arrestuar, sipas A2cnn.
Ndërkohë në orët në vijim pritet të dalin detaje shtesë lidhur me këtë aksion të Policisë


