Aksidenti në autostradën Durrës-Tiranë, nesër do të festonte ditëlindjen, ky është 20-vjeçari që humbi jetën

Aktualitet

Aksidenti në autostradën Durrës-Tiranë, nesër do

Një aksident tragjik i mori jetën një të riu në orët e para të mëngjesit në autostradën Durrës-Tiranë, pranë zonës së Sukthit. Viktima Sabri Kreka pritej të festonte 20-vjetorin e lindjes më 19 nëntor, por fatkeqësisht humbi jetën në këtë ngjarje të rëndë rrugore, që ndodhi pas mesnate.

Sipas burimeve policore, automjeti që drejtohej nga i riu doli nga rruga pasi ai humbi kontrollin mbi drejtimin e mjetit, ndërsa dyshohet se shkak për aksidentin ka qenë shpejtësia e lartë.

Përplasja ka rezultuar fatale, duke shkaktuar dëmtime të rënda që i morën jetën 20-vjeçarit në vendin e ngjarjes.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes, ndërsa familja dhe të afërmit e të riut janë përballur me një dhimbje të madhe, pikërisht në prag të një momenti që do të duhej të ishte festë.

Kjo e hënë ka qenë fatale dhe për një 10-vjeçar, i cili humbi jetën pasi ra aksidentalisht nga lartësia e një pallati në zonën e Shkëmbit të Kavajës në Durrës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion