Aksidenti i rëndë, humbin jetën dy gra, 4 të tjerë janë në gjendje të rëndë

Aktualitet

Aksidenti i rëndë, humbin jetën dy gra, 4 të tjerë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Korroticë e ulët të Drenasit, Kosovë, ku janë përfshirë dy makina.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të vdekura dy gra dhe katër të tjerë sipas Policisë kanë pësuar lëndime të rënda dhe janë dërguar për trajtim urgjent mjekësor.

“Sot rreth orës 16:00, në fshatin Korroticë e ulët të Drenasit, ka ndodhur një aksident trafiku, ku kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje. Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore kanë pësuar 6 persona dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, kanë thënë për Express nga Policia e Kosovës.

“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion