Historia prekëse e Sarah, vogëlushes që u plagos rëndë nga bombardimet në Lindjen e Mesme

Bota

Historia prekëse e Sarah, vogëlushes që u plagos rëndë

Nga përshkallëzimi i situates për 11 ditë në Lindjen e Mesme, për fat të keq, qindra vetë kanë mbetur të vrarëe mijëra të tjerë të plagosur, më e pakta sot janë pa shtëpi. Mes viktimave, numërohen edhe dhjetëra fëmijë. Të tjerë janë plagosur rëndë, sic është vogëlushja Sarah, familja e së cilës shpreson që vajza e tyre e vogël të mund të ecë përsëri. Arva Damon e CNN na sjell historinë e saj.

Sarah ka dëmtime të kafkës, mushkërive, krahut dhe këmbës. Por mjekët thonë se më të rënda janë dëmtimet në shtyllën e saj kurrizore. Tezja e saj thotë se Sarah nuk i ndjen këmbët. Dhe mjekët frikësohen se vogëlushja nuk do të mund të ecë kurrë më, sidomos nëse vazhdon të qëndrojë aty. Familja e saj thotë se nuk morën asnjë paralajmërim para se sulmi të ndodhte. Ata nuk e prisnin një gjë të tillë.

“Susu ishte ulur në tokë, papritur raketa ra mbi shtëpinë tonë dhe çatia ra mbi ne.”, tregon i vëllai i saj më i madh i cili e quan të motrën Susu.

“Ajo ka nevojë për një trajtim të specializuar neurokirurgjie, e ne nuk kemi të tillë këtu në Gaza. Doktorët thonë se ka shpresë se ajo mund të cohet në këmbë,” thotë babai i saj Zahir.

Ai lutet për ndihmë. Ai dëshiron që e vogla e tij të mund të ringrihet në këmbë, të mund të jetojë e qetë dhe me gëzim, jo me lot. Ai dëshiron një jetë ku ajo mund të rrijë në këmbë. Nga ana psikologjike, rrëfen i ati, ajo po dorëzohet. Vazhdon më pyet thotë ai: “Përse babi, përse ma bënë mua”?/A2cnn

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion