Zbardhet vendimi i kryesisë, pse u skualifikua nga gara për kreun e PD, Ibsen Elezi

Politikë

Zbardhet vendimi i kryesisë, pse u skualifikua nga gara për kreun e

Një nga kandidatët e skualifikuar nga gara për kreun e PD është, Ish-drejtuesi i demokratëve në Kukës, Ibsen Elezi.

Elezi është skualifikuar nga gara për shkak se me komentet e tij ai ka tentuar që të denigrojë dhe të dëmtojë Partinë Demokratike, raporton Abcnews.al.

Ndër të tjera theksohet se ai nuk ka bërë fushatë për PD në zgjedhjet e 25 prillit, dhe nuk ka qenë i angazhuar për fitoren e opozitës duke bërë që të eliminohet nga gara për kreun e partisë.

Ndërkohë në mbledhjen e kësaj të diele kryesia ka vendosur që garën për kreun e PD-së ta vijojnë vetëm 4 nga 9 kandidatët.

Në garën e zgjedhjeve të 13 qershorit janë, Lulzim Basha, edit Hardhi, Fatbardh Kadilli dhe Agron Shehaj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion