Aksident në Tiranë, automjeti përplas dy këmbësorë
Lajmifundit
/
19 Qershor 2021, 21:17
Aktualitet

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku shtetasi me iniciale Z.T ka përplasur me makinë dy këmbësorë.
Identiteti i të lënduarve nuk bëhet i ditur.
Policia njofton se të aksidentuarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Njoftim
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 19.06.2021, rreth orës 19:50, tek bulevardi “Migjeni”, mjeti me drejtues shtetasin Z. T., ka aksidentuar 2 këmbësore me iniciale R.N dhe F.J, të cilat ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


