Aksident në Tiranë! 41-vjeçari përplas të riun me motomjet, ja gjendja e tij

Aktualitet

Aksident në Tiranë! 41-vjeçari përplas të riun me

Një aksident ka ndodhur në Tiranë, ku për pasojë një i ri ka përfunduar në spital.

Mësohet se një 27-vjeçar është përplasur nga një makinë, e cila drejtohej nga një 42-vjeçar. I riu ka qenë duke lëvizur me monopatinë në rrugën e Elbasanit, teksa pas përplasjes raportohet se ka marrë plagë të rënda dhe ndodhet në spital.

Ndërkohë, shoferi 41-vjeçar është arrestuar, teksa policia vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasin J. B., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi në Rrugën e Elbasanit, duke drejtuar mjetin tip “Jeep”, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin E. D., 27 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion