Tentoi të dilte nga Shqipëria me drogë me vete, arrestohet 34-vjeçari në Muriqan

Aktualitet

Tentoi të dilte nga Shqipëria me drogë me vete, arrestohet

Policia Kufitare në Muriqan ka arrestuar një 34-vjeçar nga Shqipëria, pasi dyshohet se donte të dilte nga vendi me një sasi lënde narkotike.

Në pranga përfundoi shtetasi Vilson Tahiri, ndërsa policia i ka sekuestruar lëndën narkotike, automjetin dhe celularin.

“Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve që po kryhen me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, Policia Kufitare e PKK Muriqan, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve e DVP Shkodër, vuri në pranga shtetasin V. T., 34 vjeç, banues në Malësi të Madhe.

Nga kontrolli i kryer në dalje të RSh-së, në automjetin që drejtonte 34-vjeçari, u gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në 3 qese të vogla”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion