Asgjësohen gati 3000 bimë kanabisi në Shkodër, procedohen dy roje mjedisi

Aktualitet

Asgjësohen gati 3000 bimë kanabisi në Shkodër, procedohen dy

Një tjetër operacion antidrogë është zhvilluar në qarkun e Shkodrës, ku policia ka asgjësuar gati 3 mijë bimë kanabisi të zbuluara në zona të thella malore.

Burime nga Policia e Shkodrës bëjnë me dije se gjatë kontrolleve të fundit janë identifikuar parcela të mbjella me bimë narkotike në njësitë Pult, Shosh, Kastrat, Gruemirë, Temal, Shllak, Luf-Qerret dhe Gjegjan. Në total, janë gjetur dhe janë djegur 2943 bimë të dyshuara si Cannabis Sativa.

Pjesa më e madhe e kanabisit u zbulua në territorin e Malësisë së Madhe, ku policia thotë se në zonat e Kastratit dhe Gruemirës u asgjësuan 1631 bimë. Një tjetër parcelë e madhe u identifikua në Pult dhe Shosh, ku u gjetën 735 bimë, ndërsa pjesa tjetër u zbulua në Vau Dejës dhe Pukë.

Për rastet e konstatuara, janë proceduar penalisht dy punonjës V. P., roje pyjesh, dhe A. K., roje i zonave të mbrojtura të cilët akuzohen për shpërdorim detyre, pasi nuk kanë raportuar rastet e kanabisit në zonat që kishin për detyrë të mbikëqyrnin

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion