Aksident në Shëngjin/ Makina përplas 7-vjeçaren

Aktualitet

Aksident në Shëngjin/ Makina përplas 7-vjeçaren

Një aksident është shënuar sot në Shëngjin.

Një vajzë 7 vjeçare, pjesë e komunitetit afgan në Shëngjin, ka mbetur e plagosur pasi u përplas ndërsa po kalonte rrugën pranë hotelit ku po qëndron.

7 vjeçarja është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Lezhës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Aksidenti ndodhi në rrugën hyrëse të Shëngjinit. Pas kësaj ngjarjeje, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici dhe po merret në pyetje.

Policia po heton për shkaqet e këtij aksidenti.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion