Meta prezanton kandidatin e Primareve në Kurbin: Në 14 maj ndahemi nga një pakicë uzurpatorësh

Politikë

Meta prezanton kandidatin e Primareve në Kurbin: Në 14 maj ndahemi nga

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka zhvilluar një takim me Kryesisë të Kurbinit, së bashku me kandidatin e “opozitës të bashkuar”, siç e quan ai, Behar Haxhia.

Meta shprehet bashkia e Kurbinit do të shkojë drejt fitores me në krye kandidatin Haxhia.

“Kënaqësi të merrja pjesë sot në takimin e Kryesisë të Kurbinit me kandidatin tonë të Opozitës të Bashkuar, z.Behar Haxhia për kryebashkiak në 14 Maj!

Së bashku me drejtuesit e Partisë të Lirisë dhe deputetin e nderuar të Kurbinit, z.Kastriot Piroli shprehëm bindjen në fitoren historike të 14 Majit të cilën të gjithë kurbinasit po e presin me padurim për t’u ndarë përgjithmonë nga monizmi dhe arroganca e një pakice uzurpatorësh.

I falenderova demokratët e Kurbinit për përzgjedhjen e shkëlqyer, që kanë bërë gjatë primareve, me z.Behar Haxhia, si kryebashkiak i ardhshëm.

Jam i bindur se z.Behar Haxhia do të sjellë modelin e bashkëpunimit me të gjithë qytetarët kurbinas.

Partia e Lirisë drejt një rezultati historik në 14 Maj do të garantoje llogaridhënien dhe transparencën ndaj qytetarëve.

Kënaqësi që listën e këshilltarëvë tanë do ta drejtojnë z.Dedë Ndreca dhe znj. Sabaete Hidri”, shkruan Meta.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion