Dalin fotot, viktima e aksidentit në Kavajë nënë e një fëmije të vogël

Aktualitet

Dalin fotot, viktima e aksidentit në Kavajë nënë e një

24 orëshi i fundit ka qenë dramatik në Shqipëri sa iu përket aksidenteve rrugore, duke iu marrë jetën 5 qytetarëve.

Një prej viktima është dhe 30-vjeçarja Rovena Cara, e cila u aksidentua paraditen e sotme në fshatin Rrakull të Kavajës.

Ajo ka qenë duke udhëtuar me automjetin tip “Golf” me targa “AA 045 SJ”, në momentin kur humbi drejtimin e tij dhe përfundoi në kanal. Fatkeqësisht ajo ndërroi jetë në vend.

Mësohet se 30-vjeçarja ishte e martuar dhe kishte një fëmijë të vogël.

“Më datë 10.03.2023, në vendin e quajtur Përroi i Rikaj, Kavajë, shtetasja R. C., 30 vjeçe, duke drejtuar automjetin e saj, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit 30-vjeçarja ka ndërruar jetë në vendngjarje“, njofton policia.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion