Aksident në Lushnjë-Berat/ Përplasen dy makina, 3 të plagosur rëndë

Aktualitet

Aksident në Lushnjë-Berat/ Përplasen dy makina, 3 të

Aksident i rëndë në aksin rrugor Lushnje-Berat në afërsi të kryqëzimit të fshatit Kashtë Bardhë.

Dy mjete në kahun e lëvizjes drejt Lushnjës janë përplasur me njëri-tjetrin dhe pas me barrierat e hekurta anësore.

Në automjetin top ‘Audi’ udhëtonte një çift bashkëshortësh ndërsa në mjetin tip ‘Skoda’ udhëtonte një person drejtues mjeti.


Përplasja ka qenë shumë e fortë dhe të tre personat e përfshirë në aksident janë transportuar në spital në gjendje të rëndë.

Policia e qarkullimit rrugor në vendngjarje për dokumentimin e dinamikës së këtij aksidenti. Nga të dhënat paraprake dyshohet se ka qenë një manovër e gabuar në parakalim.

Zjarrfikësit gjithashtu në vendngjarje për të ndihmuar situatën.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion