Përmbysja e autobotit në Lushnjë-Berat, policia: Shoferi 27-vjecar mbeti një orë i bllokuar, humbi jetën

I riu në foto është Petro Piti, 27 vjecari qe humbi jetën mbrëmjen e sotme, pas një aksidenti të rëndë në aksin Lushnjë-Berat.
Autoboti i ngarkuar me lëndë hidrokarbute të cilën drejtonte, është përplasur rreth orës 18:30, me një mjet bujqësor me drejtues shtetasin me iniciale A. T., i cili ndodhet në Komisariat.
Rreth moshës 23-24 vjeç, shoferi mbeti i bllokuar në kamion dhe u ndihmua nga qytetarët të cilët e nxorën nga automjeti, por fatkeqësisht Piti humbi jetën në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Lushnjë-Berat, në Kashtebardh.
Mësohet se në aksident është përfshirë një autobot i mbushur me karburant dhe një mjet bujqësor, të cilët janë përplasur, duke bërë që autoboti të përmbyset.
Drejtuesi i automjetit ka mbetur i bllokuar, ndërsa siç duket edhe në pamje qytetarët shkuan ne ndihmë për nxjerrjen e drejtuesit të mjetit.
Ai mesohet se eshte nje 27 vjecar qe pasi mbeti mbi nje ore i bllokuar ne mjetin e tonazhit te larte, nuk ka dhene shenja jete.
Zjarrfikëset dhe policia ndodhen në vendngjarje, teksa vijon puna për të nxjerrë jashtë shoferin, dhe për të zbardhur të plota rrethanat e aksidentit.


