Aksident në Fushë-Krujë/ “Audi” pa targa del nga rruga, dy të rinj përfundojnë me urgjencë te “Trauma” (EMRAT)

Aktualitet

Aksident në Fushë-Krujë/ “Audi” pa targa del nga

Një aksident automobilistik ka ndodhur para pak minutave në aksin rrugor Fushë Krujë-Krujë, në afërsi të fshatit Halil.

Sipas burimeve bëhet me dije se një automjet tip “Audi” pa targa ka dalë nga rruga dhe ka hyrë në oborrin e një banese.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur Selman e Ervin xeka, 17 e 20 vjeç, të cilët janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, për të marrë mjekim më të specializuar.

Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT