Aksident në Berat, makina përplas biçikletën, niset drejt spitalit 37-vjeçari

Aktualitet

Aksident në Berat, makina përplas biçikletën, niset drejt

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në Berat, në vendin e quajtur “Ish-rezervat e shtetit”.

Një makinë është përplasur me një biçikletë, dhe si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i kësaj të fundit.

37-vjeçari është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Beratit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, me fraktura në këmbë, ndërsa shoferi i makinës 30-vjeçari A.M, është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme.

Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin ka qënë shpejtësia tej normave të lejuara, nga shoferi i makinës..

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion