Besa Kokëdhima në Eurovizion, dalin pamjet e provës së parë të "Titan"

Showbiz

Përfaqësuesja e Shqipërisë së këtij viti në Eurovizion, Besa Kokëdhima u ngjit në skenën e Malmo të Suedisë pak orë më parë. Në një video të shkurtër tregohen disa pjesë nga provat e para të performancës së Besës.

Siç duket edhe në video performanca e këtij viti është e mirëmenduar duke nisur nga dy vokalistët, tre kërcimtarët dhe kostumet e këngëtares. Në video Besa shfaqet me një kostum blu dhe të zi mbi takat e larta me platformë.

Shqipëria do të përfaqësohet nga Besa Kokëdhima me këngën TiTAN në natën e dytë gjysmëfinale përkatësisht më 9 maj 2024. 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion