Aksident në aksin “Rrogozhinë-Kavajë”/ Makina përplas dy këmbësorë, arrestohet shoferi

Aktualitet

Aksident në aksin “Rrogozhinë-Kavajë”/ Makina

Një aksident është shënuar në aksin rrugor “Rrogozhinë-Kavajë” ku dy këmbësorë janë përplasur nga një automjet.

Policia ka vënë në pranga shoferin, ndërsa dy të plagosurit ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin K. L., 49 vjeç, banues në Durrës, pasi në aksin rrugor “Rrogozhinë-Kavajë”, me automjetin që drejtonte ka aksidentuar shtetasit A. K. dhe Z. K., këmbësorë, të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion