Gerti Bogdani dhe Bashkim Fino, Spiropali propozon që dy salla në Kuvend të marrin emrat e politikanëve të ndjerë

Politikë

Gerti Bogdani dhe Bashkim Fino, Spiropali propozon që dy salla në

Në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve, Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, propozoi emërtimin e dy sallave të Kuvendit me emrat Bashkim Fino dhe Gerti Bogdani.

“Dëshiroj t’ju bëj me dije se kam vendosur që për të nderuar emrin dhe kontributin politik, shoqëror e parlamentar të dy personaliteteve të shquar, të ndarë nga jeta, dy sallave të mbledhjeve në mjediset e ndërtesës së sallës së seancave të Kuvendit, t’u vemë njerës emrin Bashkim Fino dhe tjetrës emrin Gerti Bogdani.

Bashkim Fino, ish-Kryeministër i Shqipërisë, ish-ministër dhe deputet i Kuvendit për 6 legjislatura, u nda nga jeta në detyrë, si deputet i Kuvendit.

Gerti Bogdani, deputet i Kuvendit, për 2 legjislatura, u nda nga jeta në moshë të re. Besoj se kam mbështetjen tuaj dhe të deputetëve të Kuvendit.”-u shpreh Spiropali

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion