Aksident i rëndë në Elbasan/ Katër automjete përplasen me njëra-tjetrën, dy persona përfundojnë në spital

Aktualitet

Aksident i rëndë në Elbasan/ Katër automjete përplasen

Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të marte, rreth orës 09:40, në aksin e rrugës kombëtare pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit, në hyrje të qytetit të Elbasanit.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë katër automjete, ku dy persona kanë përfunduar në spital, ndërsa ka pësuar edhe dëme të mëdha materiale si pasojë e përplasjes.

Rrethanat në të cilat ndodhi aksidenti ende nuk janë të qarta, ndërsa pritet që grupi hetimor të zbardhë shkaqet dhe dinamikën e ngjarjes.

Nga të dhënat e deritanishme dyshohet për persona të lënduar, ndërsa në zonë u krijuan për pak minuta vështirësi në qarkullimin e automjeteve.

 

 

 

ME TE LEXUARAT