Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, furgoni humb kontrollin dhe përmbyset
Lajmifundit
/
10 July 2021, 17:20
Aktualitet

Një aksident ka ndodhur sot në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, konkretisht te ‘Kthesat e Murrashit’.
Mësohet se një mjet tip furgon, si pasojë e shpejtësisë dhe lagështirës në rrugë, ka humbur kontrollin edhe është batuar në mes të rrugës .
Si pasojë e aksidentit është bllokuar njëri krah i rrugës, duke bërë që të shkaktohet edhe një trafik i madh, ndërsa policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për kryerjen e veprimeve hetimore dhe zbardhjen e shkaqeve që çuan në këtë aksident.


