I shoqi vrau 45-vjeçaren me thikë, reagon e revoltuar nëna e viktimës: Nuk të thirra kurrë dhëndër, por haram…

Aktualitet

I shoqi vrau 45-vjeçaren me thikë, reagon e revoltuar nëna e

51-vjeçari Artan Ismalaja vrau bashkëshorten e tij Klarita Ismalaja, 45 vjeçe. Më pas autori tentoi që të vrasë dhe veten.

Nëna e viktimës ka bërë një reagim së fundmi, e cila përmes një postimi shpreh mllefin dhe zemërimin e akumuluar që nga vdekja e së bijës.

E revoltuar ajo thotë se do të marrë hak vetë dhe se jeton e fortë për dy fëmijët që ajo la pas.

“Në mendjen time jeton një yll që më shtoi jetën time. Çdo ditë, çdo sekondë, mami jeton për ty e bukura e mamit. Pa merak mami, zot me lejon të jetojë për dy engjëjt e tu.

Miq dhe shokët e mi a vritet kjo bukuri. Kjo vret me bukuri, vret me mirësi, mami s’do lejojë kurrë të hedhi baltë në pamje prej engjëlli në këtë mrekulli. O ylli mamit, nënë zeza po pret shtetin por pa merak ylli im se mami do ta marri hakun me të drejtën që një nënë ka për bijën e vet. Do të ekzekutoj ty që s’të thirra kurrë dhëndër por djalë haram, haram, haram”, shkruhet në postimin e saj.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion